Janë bërë gati katër vite lidhje mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.
Armina për një portal online ka rrëfyer disa sekrete referuar kësaj lidhje, veprave të bamirësisë së saj dhe Shkëlzenit, marrëdhënien me Liri Berishën dhe planet për fëmijë.
Armina tregon se një nga gjërat që i ka bërë më shumë përshtypje tek Shkëlzeni është zemra e tij e mirë dhe gatishmëria për t’i ndihmuar njerëzit dhe fakti që ai asnjëherë nuk i bën publike veprat e tij të mira.
E pyetur në lidhje me nënën e Shkëlzenit, Lirie Berishën ajo shprehet se është një grua e dhembshur dhe e dashur. ”Nuk e di nëse unë do t’ia dilja aq mirë sa ajo, por di që në një të ardhme do të mundohem për diçka të ngjashme”- thotë ndër të tjera Armina.
Nëse ka në plan të bëhet nënë Armina thotë se janë angazhimet dhe mosha e saj të cilat e kanë kufizuar të marrë një vendim të tillë. ‘’Dua që të vijë në momentin e duhur në mënyrë që t’i përkushtohem totalisht’’- thotë ajo.
Kujtojmë se Armina ka ofruar ndihmën e saj lidhur me vogëlushin e dhunuar në kopsht nga Anjeza Shabani. Armina Mevlani, do të paguajë shpenzimet e këtij trajtimi, duke marrë kështu përsipër këtë fëmijë për rikuperimin pas traumës psikologjike, sipas vlerësimeve të bëra nga ekipi mjekësor.
Por ky nuk është rasti i vetëm që Armina ofron ndihmë për fëmijët në nevojë.
Pyetjes sesi lindi kjo ide për të ndihmuar këtë fëmijë ajo i përgjigjet:
”Kisha dëgjuar për historinë e dhimbshme dhe isha prekur shumë. U informova gjithashtu që, për shkak të traumës së shkaktuar në kopsht, djali kishte nevojë për ndihmë profesionale në Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë dhe kështu, pasi u konsultova edhe me znj. Liri Berisha, vendosa ta mbështes unë trajtimin e fëmijës me të ardhurat nga biznesi im çdo muaj’’. (MD/SHUPLAKA)