Krejt ndryshe ka vendosur të urojë në këto Krishtlindje Elisa Spiropali. Në një foto me të bijën Naltën, ajo shfaqet ngohtë dhe ëmbël.
E vogla e saj është rritur tashmë dhe këtë Krishlindje së bashku me të ëmën ofrojnë një kartolinë të veçantë për sytë e atyre që i shohin.
Nalta duket të jetë shumë e përfshirë, pasi për asnjë çast nuk e largon vëmendjen nga qiriu që mban të ndezur në duar. Ndërsa e ëma është gjithë sy drejt saj.
Elisa ka uruar mbarë shqiptarët, duke u lutur për më pak egoizëm dhe ligësi mes njerëzve.
‘’Krishtlindja hyjnore zbut keqkuptimet, shkurton distancat, pakëson indiferencën, shëron egoizmin, largon ligësitë që fatkeqësisht jo rrallë ndotin jetët e njerëzve. Gëzuar!’’, shkruan ajo. (E.K/SHUPLAKA)