Rreth tri muaj më parë, u shfaqën fotot nudo të gazetares së njohur italiane Diletta Leotta.
Prezantuesja e rrjetit “Sky” ka reaguar për herë të parë lidhur me këto foto të publikuara.
Në një intervistë për ‘Corriere dela serra” ajo ka treguar për ngjarjen e 21 shtatorit.
”Kam qenë në shtëpi vetëm. Kam kuptuar që situata ishte e rëndë kur në telefonin tim nuk pushonin, telefonatat, mesazhet në whatsup, videomesazhet etj..U ndjeva keq dhe tri ditë nuk kam dalë nga shtëpia. Gjysmë ore pas asaj që ndodhi unë shkova në polici dhe agjenti im ka kontaktuar Facebook dhe Twitter – tregon ajo.
E pyetur se kush mund t’i ketë shpërndarë fotot, ajo thotë se mendon se e di kush e ka bërë, por nuk ka ndërmend të hakmerret.
‘’Gjithkush ka të drejtë të bëjë atë që ai dëshiron me jetën e tij private dhe telefonin e tij. Ne jemi në vitin 2016-të dhe duhet të ketë një ligj për këto raste që njerëzit të ndihen të sigut. Publikimi i fotove private është krim”- shprehet ndër të tjera gazetarja. (MD/SHUPLAKA )
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”355″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]