Aktori i humorit Florjan Binaj ka postuar pak minuta më parë në Instagram një foto familjare ku për herë të parë shfaqet edhe i vogli Glauk. Ai erdhi në jetë rreth tri javë më parë, duke lumturuar prindërit dhe të motrën Krena.
Përmes kësaj kartoline ku mbizotëron dashuria, Florjan Binaj uron Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Në urimin e tij, ai vë theksin tek dashuria, që shëron çdo plagë dhe nuk kushton asgjë.
“Gëzuar Krishtlindjen bashkë me të gjitha festat e fundvitit!!!Mundohuni të jeni kaq të lumtur dhe të mirë gjithë vitin, jo vetëm nëpër fundjava!!!Ju uroj të gjithëve shumë dashuri sepse dashuria është i vetmi ilaç që shëron çdo plagë dhe nuk kushton asgjë!”, shkruan aktori. (XH.A/SHUPLAKA)