Kryebashkiaku Erion Veliaj ka menduar edhe për një takim të fundit të këtij viti me anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës. Pas ndarjes së momenteve nga drekat me mësueset, kopështet, çerdhet i ka ardhur rradha e festës edhe Këshilltarëve.
Po mirëpo ajo që të bie në sy nëse sheh foton është mungesa në takim e anëtarëve demokratë të këtij Këshilli. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtij këshilli është 61, ndërkohë që përveç mungesave për arsye të ndryshme të ndonjë anëtari, bije nnë sy bojkoti total I demokratëve.
Asnjë prej tyre nuk shihet të jetë i pranishëm në foton e funvitit. Vetë Veliaj ka zbuluar se në këtë Këshill në mbledhjen e fundit për këtë vit do të miratohet Plani Urbanistik dhe Buxheti për vitin e ardhshëm. Ndoshta kjo do të jetë edhe një nga pikat e mospajtimit mes forcave politike në Këshill.
Ja disa nga emrat që e refuzuan Veliajn: Reila Bozdo, Niazi Kosovrasti, Suzana Guxholli, Fabjan Topollari, Klodjana Shala, Tahsim Mema, Leonard Olli etj.
‘’Kemi ende dhe mbledhjen e fundit, por Këshilli Bashkiak i Tiranës ka qenë një forcë për mirë në ritmin e punëve të qytetit.
Këtë fundvit kalojmë planin e ri urbanistik dhe buxhetin më të madh ndonjëherë për qytetin tone, Forca Tirana’’, ka shkruar Veliaj. (E.K/SHUPLAKA)