Një taksit ka treguar se disa ditë më parë u dhunua nga disa badigardë të kryeministrit Edi Rama se kishte folur në rrugë.
Kryeministri Rama gjatë vizitës në Korçë u përball me një qyetetar, Niko Dinkon i cili ndërsa pa se po afrohej kryeminsitri thirri me të madhe “Poshtë Edi Rama, rroftë Ben Blushi. Ben Blushi intelektuali i Korçës do ta hajë kokën ty”.
Pas kësaj badigardë të Ramës i janë sulur qytetarit dhe e kanë dhunaur duke e futur me forcë në makinë. Në faqen e Ben Blushit është publikuar sot qytetari Niko Dinko i cili tregon momentet kur u dhunua nga policia.
Çfarë ndodhi pak ditë më parë kur erdhi Rama në Korçë?
Kalonte Edi Rama para gjykatës dhe unë nga krhau tjetër them “Poshtë Edi rama, rroftë Ben Blushi”. Ben Blushi intelektuali i Korçës do ta hajë kokën ty”. Kaq. Edi Rama e ktheu kokën dy herë dhe u lëshuan si bisha shoqëruesit e tij. Më kapën për qafe, më grisën. Ishte një Mariglen , shef rendi, por në fakt është kriminel. Marigleni më hipi përsipër me gjithë forcën dhe më morri më futi në makinë. Më kanë bërë një xhiro dhe me cuan atje ku më morrën. Nëse do të kisha ndonjë problm do më çonin në polici, nuk do bënin xhiro me mua, i dha urdhër një tjetri por ai e pranoi dhe tha: nuk bëri mirë që që të merrte kështu me kaq fjalë sa the ti.
Kur i the Ramës Blushi do të hajë, të dëgjoi? Çfarë të tha?
Asgjë. Ktheu kokën. Më pas u sulën ata silurat e tij ,ata zagarët e tij. Më i dhimbshmi ishte Marigleni, për të mbajtur vendin e punës. Më dhunoi mua.
Bëtë denoncim?
Do shoh si do dal grafi a te psitali dhe do ndjek rrugën ligjore.
Ju po e prisnit Ramës apo ishit rastësisht aty?
Ratësisht isha. Shpreha urrejtjen time që kam ndaj tij. Për mua ky është Bashar Al Asad në Shqipëri dhe duhet shkulur patjetër. Për mua atë do ta heq qafe Ben Blushi. (J.V/Shuplaka)