Në Itali një shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, në ditën e Krishtlindjeve në Bovolone, rreth orës 17:30.
Sipas mediave italiane babai i dy fëmijëve, Bujar Çaushi ndërsa drejtonte një biçikletë u përplas për vdekje nga një automjet pasi rruga ishte edhe errësirë.
Makina përfundoi në kanalin anës rrugës. Edhe pse shqiptarit ju dha ndihma e parë ai nuk mundi të t’i mbijetonte plagëve të marra. (J.V/Shuplaka)