Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se ditën e nesërme për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e nën stacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit nga ora 10.00-14.00, do të stakohet energjia në këto zona:
Rruga Kongresi i Lushnjës, rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka,
Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Mjellit (Pjeserisht), Shkolla Industriale,
Sport Klub “Partizani.
Bëhet fjalë për vënien në eficencë të tri fiderave të rinj 20 kv. (M.D/SHUPLAKA)