Emisioni “Opinion” zhvilloi mbrëmjen e djeshme një emision me temën “Dasmat dhe Shqiptarët”. Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar duke treeguar edhe eksperiencat e tij në organizmin e dasmave. Mamaqi ka folur edhe për zonat që zhvillojnë dasmat më të bukura, duke vlerësuar traditën tiranase një nga më të veçantat.
Ai ka befasuar kur ka thënë se në ditët e sotme ka çifte që në dasmat e tyre, pasi presin tortën nuk puthen, kjo sepse kanë turp nga të afërmit që kanë në dasmë. “Pas prerjes së tortës ka raste kur çiftet nuk puthen. Nuk puthen se kanë turp nga familja”, ka thënë Ermal Mamaqi. Me tej ai ka treguar me humor një raste kur edhe e pasi iu luten ta puthe nusen, dhëndri e puthi në ball. (E.K/SHUPLAKA)