Në një shkrim të “L’Espresso”-s të një dite më parë, flitej për kthimin e terroristit Lavdrim Muhaxheri në Kosovë, pas disfatave të shumta që Shteti Islamik ka hasur së fundmi në përballje me sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
“Ajo që është më e keqe është se burime të shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut, një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh ka hyrë në Kosovë, një nga serbatorët më të mëdhenj për ISIS, deri në 400 persona të regjistruar për Kalifatin.”, shkruante ndër të tjera “L’Espresso”.
Nisur nga këto lajme, “Lajmi.net” ka kontakuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili siguroi se Lavdrim Muhaxheri nuk është kthyer në Kosovë.
Sipas zëdhënësit të policisë, terroristi nga Kosova, i cili shpeshherë është deklaruar i vrarë, vazhdon të jetë në Siri.
“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, është shprehur ai. (XH.A/SHUPLAKA)