Bernard Berisha i është bashkuar Bekim Balajt dhe Odise Roshit tek Terek Grozni.
Mesfushori kosovar tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës çeçene, ku aktivizohen dhe dy futbollistët e tjerë të Kombëtares Shqiptare.
Vetë klubi Terek Grozni ka konfirmuar përmes sajtit të tij në internet transferimin e Berishës, i cili do të nënshkruajë kontratën në ditët në vijim.
24-vjeçari pritet të firmosë për tre vite e gjysmë me klubin çeçen.