Suksesi i këngës së Era Istrefit ‘Bon Bon’, ka kaluar çdo pritshmëri. Fama e saj u përhap në të gjithë botën. Ajo është kthye në refren për shumë të huaj përfshirë këtu edhekëngëtarë të famshëm.
Këtë herë janë motrat Rita dhe Elena Ora, të cilat kanë ndarë një video në të cilën shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës ‘BonBon’.
Videon ku shfaqet Rita dhe Elena duke kërcyer e ka ndarë kjo e fundit në profilin e saj Snapchat. Besojmë se Era Istrefi ndihet shumë kenare për këtë prodhim të sajin. Vetëm pak javë më parë ishte këngëtarja Rihana e cila shfaqi një simpati shumë të madhe për këngën “Bon Bon” të Erës. Po kështu Era Istrefi ka deklauar se në fillim të vitit të ri do të publikojë këngë të reja të cilat mezi po priten nga fansat e saj. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=DXX8G0GXaao