Një sasi prej 350 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar së fundmi në Bari. Sasua e madhe e lëndës narkotike u pikas nga policia teksa po transportohej me një furgon. Menjëherë sapo ka vënë re forcat e policisë, drejtuesi i mjetit ku fshihej droga ka braktisur mjetin dhe është arratisur.
Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” ka bërë me dije se droga ishte futur në shtetin fqinj përmes një gomone me dy motorë të fuqishëm. Mësohet se pas zbarkimit në birgjet e Puglia-s, lënda narkotike ishte fshehur në një furgon.
Sipas të dhënave të policisë italiane, dyshohet se droga me vlerë rreth 1 milionë euro vinte nga Shqipëria. Sipas hetuesve, sasia prej 350 kg kanabis do të hidhej në treg gjatë festave. Policia italiane ka kryer sekuestrimin e furgonit dhe gomones. (XH.A/SHUPLAKA)