Një banesë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Tepelenës. Si pasojë ka humbur jetën nëna dhe foshnja 6-muajshe.
Një zjarrfikëse nga qyteti i Gjirokastër ka shkuar në vendngjarje, ndërsa shkka i zjarrit dyshohet rrjedhja e gazit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e parë të një pallati në lagjen “15 Shtatori”.
Sipas policisë lokale, viktimë ka ngelur shtetesja E.Sh, 35 vjeçe dhe foshnja e saj. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi.
NJOFTIMI I POLICISË
Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Sh, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia E.Sh, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarëfikës. Punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A.R/SHUPLAKA)