Brenda 2017 në rrugën e kombit do të nisë pagesa e taksës për qytetarët.
Pas miratimit të marrëveshjes në qeveri, zbardhen tarifat për automjetet, kamionët, autobusët dhe motoçikletat, të cilët do të paguajnë një taksë nëse kalojnë në këtë rrugë.
Sipas një të përditshme online, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.
Përvec kësaj, janë vendosur edhe koeficientë sipas llojeve të mjeteve që do të kalojnë.
Për shembull, motoçikletat dhe mjetet e tjera që kanë dy ose tre rrota do të paguajnë gjysmën e taksës, pra kanë një koeficient prej 0.50.
Kështu, nëse një person me motoçikletë kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 2.5 euro me TVSH.
Ndërsa për automjetet me katër rrota, apo të kategorive B, C dhe D, koeficienti do të jetë 1 dhe taksa do të jetë 5 euro bashkë me TVSH.
Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Këta do paguajnë rreth 11 euro.
3.25 do të jetë koeficienti për për autobusët e rëndë dhe kamionët e mesëm, që hyjnë në kategorinë G, të cilët do të paguajnë rreth 16 euro.
Ndërsa për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5. Kështu, këta do të paguajnë 23 euro. (D.D/Shuplaka)