1-Dashi (21 mars-20prill)
Jeni duke pritur momentin e duhur për ti komunikuar partnerit planet tuaj për të ardhmen. Shpejtoni t’ia thoni sepse do keni mbështetjen e tij për gjithçka. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do duan të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të qëndrueshme.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Vendosni pak rregull në ditën tuaj sot dhe programoni ato që do të bëni. Dëshironi të rrini në shtëpi dhe të shijoni ditën me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do kënaqen me shoqërinë e miqve dhe nuk do mendojnë shumë gjatë për dashurinë. Financat nuk do jenë aspak shqetësuse, gjithsesi rekomandohet që shpenzimet të bëhen me maturi.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ditë e bukur dhe e mbushur me lumturi kjo e sotmja për ata që janë në një marrëdhënie. Do keni bashkëpunim dhe harmoni me partnerin. Beqarët bëjnë mirë të mos marrin vendime të nxituara sepse mund të lëndohen në të ardhmen. Në planin financiar nuk do keni probleme, do arrini ta mbani nën kontroll.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Nuk është momenti ideal për të bërë pushime. Duhet të mbyllni të gjitha punët që keni nisur dhe në përfundim të tyre mund të mendoni për pushime me partnerin. Beqarët duhet të tregohen më të hapur dhe të pranojnë ftesat për takime nëse duan të njohin shpirtin e tyre binjak. Financat do jenë disi delikate.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Optimizmi juaj sot do të jetë ngjitës sot, në ambientin ku jeni do të ketë shumë humor dhe alegri. Çdo gjë do të kalojë këndshëm gjatë kësaj dite. Beqarët do kenë takime interesante dhe do ndihen mjaft mirë sot, saqë shpesh do mendojnë se janë në ëndrra. Financat nuk do jenë aspak të mira, Venusi do jetë i pozicionuar keq tek ju.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Nëse keni gënjyer partnerin, sot është dita kur kjo gjë do të zbulohet. Nuk do mund të rregulloni dot gjërat që tashmë janë thyer. Beqarët do tregohen mjaft sharmantë dhe joshës sot dhe do bëjnë për vete shumë njerëz. Në planin financiar duhet t’i menaxhoni mirë të ardhurat për të mbajtur larg problemet.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Partneri po mendon shumë për ju sot. Fati është në anën tuaj kështu që mund të veproni si në karrierë edhe në dashuri. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin bëjnë mirë që të ndjekin zemrën dhe të tregohen sa më të lirshëm në takime. Financat do përballen me disa probleme të vogla, kujdes me shpenzimet.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot ju të dashuruarit do të veproni sipas asaj që ju thotë zemra, pavarësisht këshillave që do t`ju japin miqtë. Bëni mirë të ndiqni ndjenjat tuaja. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë të ardhmen e tyre, prandaj bëjnë mirë që të mendohen shumë para se të marrin vendime. Në planin financiar do jeni të rrethuar nga fati.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Nervozizmi dhe tensioni do të karakterizojë ditën tuaj. Në raportin në çift ka diçka që ju shqetëson si juve edhe partnerin. Beqarët duhet të tregohen pak më shumë sharmantë sot nëse duan të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar nuk do hasni probleme, mundësi edhe për të shpenzuar.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Sot një situatë që do ndodhë, do t`ju ngjallë kujtime shumë të bukura ju që jeni në një marrëdhënie. Po ndjeni nostalgji për kohën e shkuar. Beqarët do kenë ditë me fat dhe mund të takojnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Në planin financiar duhet t’i bëni llogaritë më mirë që t’i mbani të ardhurat nën kontroll.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Një ditë jo e mirë për ju të dashuruarit. Keni shpenzuar shumë kohë me punën kohët e fundit duke lënë pas dore njeriun tuaj të zemrës. Bëni mirë të bëni një menaxhim të kohës për të dyja palët. Beqarët nuk duhet të refuzojnë ftesat nëse duan të gjejnë shpirtin binjak. Financat do jenë me fat dhe do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Keni qenë shumë të ngarkuar me punë gjatë kësaj periudhe. Vendosni të bëni disa pushime të vona me partnerin, por që do t`ju qetësojnë shumë. Beqarët do kenë takime interesante sot, por asgjë më tepër se kaq. Në planin financiar nuk do arrini të ruani qëndrueshmërinë, shmangni shpenzimet e panevojshme.