Ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike në Tiranë bëhet e zakonshme çdo pragfestash. Mbingarkesë, defekte në rrjet, dëmtim kabllosh janë vetëm disa nga shkaktarët e mungesës së dritave. Mirëpo kjo për qytetarët kthehet në stres të vazhduesshëm. Paisje që digjen, ambjente të ftohta, njerëz të stresuar. Askush nuk e dëmshpërblen dot këtë.
E njëjta situatë ka ndodhur në shtëpinë e Julian Dedës dhe në lagjen ku ai banon, çka e ka detyruar aktorin të ketë një reagim të ashpër ndaj OSHE-së.
‘’Më falni se është pak vonë, një pyetje kisha. Këta televizorët, frigoriferët dhe modemet e ëirlessave, që u dogjën sonte këtej nga lagjia ime si pasojë e ikje ardhjes së dritave, kush i paguan këto? P.s. Ju thafshin duart, se na shkatërruat nga nervat. Viti 2016, yyytttt hajdutët e dreqit”, mbyll ai postimin. (E.K/SHUPLAKA)