Kryeministri Rama duket të ketë ndezur motorrët e një fushate të hershme elektorale. Ai ka bërë publike disa nga arritjet e qeverisë në lidhje me legalizimet e banesave. Duke treguar artitjet Rama ka bërë dhe autokritikën që i është bërë shumë e zakonshme vitet e fundit. Sipas tij ka ende shumë punë për të bërë dhe puna e qeverisë së tij vazhdon.
‘’100 mijë legalizime për 30 muaj ishte një objektiv tejet ambicioz por dhe i paimagjinueshëm deri tre vjet e pak më parë, kur ne erdhëm në qeveri. Sot është realitet që kemi mbërritur në 110 mije! 110 mijë familje në të gjithë Shqipërinë dhe 52 mijë gjate 2016, për të cilat ky do jetë një vit i ri i paharrueshem, sepse do ta festojnë si zotër të vërtetë të shtëpisë së tyre.
Në 8 vjet të qeverisë së vjetër janë bërë gjithsej 21 mijë legalizime, nga të cilat mbi 80% ishin lokale, hotele, ndërtesa biznesi në anë të rrugëve, në parqe, në zona universitare, në zona arkeologjike. Ndërsa pas gjithë asaj zvarritje e katrahure, vetëm në dy vjet e gjysmë, sapo dhamë lejen e 110 mijtë FALAS. Ndërkohë mbi 90% e lejeve janë shtëpi dhe pjesa tjetër janë biznese, por asnjëherë në anë të rrugës, asnjëherë në zona universitare, asnjëherë në zona arkeologjike, asnjëherë aty ku cenohet pasuria e përbashkët e shqiptarëve. Ky është një dallim shumë i madh. Por nuk e kemi harruar se ka shumë më tepër se kaq për të bërë. Prandaj edhe puna jonë vazhdon’’ ka mbyllur Rama. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”416″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]