Familjet në varfëri ekstreme në zonat veriore të Pukës dhe Fushë Arrëzit këtë fundvit festat po festojne si të gjithë të tjerët. Një bashkëpunim i gazetarit Armir Mehaj me bashkvendasin e tij Fran Gjoka, ky i fundit me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, qindra familje në varfëri ekstreme e paten të sigurt dreken e Krishtlindjes, por edhe festen e natës së ndërrimit të viteve.
Falë kontributit përsonal të artistit shqiptar, Fran Gjoka, i cili po ashtu ka mbledhur dhe donacione nga pukjanë e shqiptarë të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo famije në varfëri ekstreme në bashkitë Pukë e Fushë Arrëz është trajtuar me paketen e solidaritetet. Janë ndihma në ushqime afro 75 kilogramë, ku përfshihen dhe produktet e festës, pije jo alkolike, fruta, miell, bakllava e detergjent.
Kësaj ndihme ju gëzuan 150 familje në varferi ekstreme që në Fierzen e largët, në Iballë, Blerim, Qafe Mali, Rrape, Qelëz, Luf-Qerret, Gjegjan si dhe në qytetet Pukë e Fushë Arrëz.
Gazetari Armir Mehaj tregon se kjo ndihmë e bashkëvendasit të tij Fran Gjoka me banim në SHBA, por dhe miqve të këtij të fundit që ju bashkuan kontributit human në familjet e varfra të kësaj zone, këtë fundvit nuk po rëndon pesha e rëndë dhe e dhimbshme e varfërisë që më s’forti rëndon në këto familje në ditë festash. ”Çdo gjë ka lindur nga kronikat e mia mbi këtë temë këtu në Shqipërinë e epërme. Frani ndihmon për raste të vecanta prej shum vitesh, por këtë vit ishte dëshira e tij që të ndihmoheshin në prag festash familjet e varfra. Ka qenë një angazhim i gjithanshëm dhe kolosal për shkak të numrit të madh të familjeve në nevojë deri në skajet më të largëta të zonës, terreni i thyer, gjetja e mjeteve të përshatshme për të intervenuar deri pranë familjeve në nevojë, pa përmendur këtu punën për identifikimin e tyre. Tashmë kur kemi përmbyllur aksionin e solidariteti përkundër lodhjes, sfidave dhe vështërsive shpesh dhe të rrezikshme për shkak të rrugve të akullta të fshatrave të kësaj zone, gjithsesi jemi të lumtur sepse në Pukë e Fushë Arrëz nuk ka familje që përjetojne skamjen që rëndon fort në raste festash. Në total janë afro 10 tonë ushqime, e po kaq miell e fruta që kanë shkuar për këto familje”.
Për pukjanin bujar Fran Gjoka çdo gjë ka nisur nga lidhja e tij me vendlindjen në të cilpn angazhimet në SHBA e mbajnë larg prej 24 vitesh, Ai kujton vështërsitë me të cilat dikur përballej dhe familja e tij, ndaj e di fort mirë peshën e dhimbjes shpirtërore që shkakton skamja , kryesisht në ditë festash. “E kisha ndërmend me kohë angazhimin për këtë aksion në ndihmë të bashkvendasve të mijë dhe ja ku ja arritëm. Kuptohet një pjesë e konsiderueshme e këtij kontributi erdhi nga buxheti i familjes sime por më kanë ndihmuar dhe shumë miq të mi shqiptarë që jetojnë në SHBA. Emrat e të gjithë kontribuesve do i bëj publik, pasi kështu do jemi me transparentë dhe korrekt me secilin prej tyre, edhe pse shume prej tyre nuk duan, pasi ndihmën e kan dhënë për hir të Zotit”. Më tej Fran Gjoka shprehet se nisma e ndërmarrë këtë vit më angazhimin korrekt të gazetarit Mehaj synohet të vijoi çdo vit në raste të festave në mënyrë që të lëhtësoi sado pak peshën social-ekonomike nga e cila vuan kryesisht zona veriore e Shqipërisë.
Nismëtarët dhe organizatorët e ndihmës së solidaritetit në Pukë urojnë dhe shpresojnë shumë se nën këtë shembull të veprojnë dhe emigrantë të tjerë nga e gjithë Shqipëria, të cilët me një kontribut të vogël mund të japin një ndihmesë të madhe.(V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”417″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]