Për procesin e integrminit të Shqipërsië në Bashkimin Europian, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Korzias është shprehur se mes dy vendeve vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe për këtë arsye ndodhet këto ditë në Athinë e dhe zv-ministrja e jashtme shqiptare.
Në një intervistë zyrëtare të dhënë për “ANAMPA” ai u shpreh se Shqipërisë i janë venë nga BE-ja 5 prioritete kyçe për hapjen e negociatave.
“ Në ndryshim nga dokumntet e mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë evidentohen 5 prioritete kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapje të mundshme të negociatave të anëtarësimit”, u shpreh ministri grek. Më tej ai theksoi se Shqipërisë i është nënvizuar nevoja e mbrojtjes së të drejtave minoritare në gjithë terrenin dhe jo vetëm në zonat minoritare.
Po kështu ai deklaroi se mbrojtja e të drejtave të minoritetit e lidh Shqipërinë drejtpërdrejt me të drejtën mbi pronën. (J.V/Shuplaka)