Një adoleshent 15-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit pas tentativës për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 14-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor në lagjen nr. 12 të qytetit.
Adoleshenti i identifikuar me inicialet A. E. ka tentuar të kryejë marrëdhënie homoseksuale me M. Ll. banues në Durrës.
Ndaj tij rëndon akuza e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë. (XH.A/SHUPLAKA)