Oerd Bylykbashi në një takim me gazetarët ka folur për qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me Reformën në Drejtësi. Sipas asaj që thotë Bylykbashi reforma zgjedhore është gur themeli për të gjitha reformat e tjera.
”OSHE-ja ka punësuar 1200 persona, të cilët do të shkojnë derë më derë në shtëpinë e çdo shqiptari për të mbledhur të dhëna. Kjo është kriminale”, ka thënë Bylykbashi. Sipas tij kjo do të bëhet me justifikimin e rregjistrimit të të dhënave.
‘’Procesi zgjedhor kërcënohet nga kriminelët që janë në partneritet me kryeministrin. Siç e patë edhe dje kryeministri bëri çmos që të zgjaste sa më shumë ditët në krye të detyrës të njerëzve të kriminalizuar. Kjo nuk bëhet për asgjë tjetër veçse për faktin që Rama nuk do të prishë marrëveshjen me ta. Kryetari i Kavajës nuk ka asnjë shans për të qëndruar në detyrë më shumë se 48 orë që iu dha nga KQZ-ja’’, ka thënë ai.
Një tjetër çështje që ai trajtoi është përdorimi i Administratës në zgjedhje duke thënë se ky është një akt kriminal.
”Po vendos administratën në shërbim të zgjedhjeve. Ne do të kërkojmë që të kërcënosh me largim nga puna është cënim i të drejtave themelore të njeriut dhe të jetë një vepër penale. Ne do të kërkojmë edhe garantimin ekushteve të barabarta të palëve politike në media. Duhet të mbizotërojë e drejta e zgjedhësve që të marrin lajm të pacensuruar. Është e papranueshme që subjektet politike të harxhojnë miliona Euro, si rasti i kryetarit të Bashkisë, çështje që ende e padiskutuar”, ka vijuar ai.
Bylykbashi vazhdoi më tej duke thënë se përfshirja e teknologjisë në procesin e numërimit të votave do të sillte shmangien e manipulimeve.
”Meqë të gjithë ranë dakord që projekti final nuk bëhej po kot nuk thonë që nga gabimi duhet të zihet mend. SHBA-të nuk janë shembulli m ëperfekt përsa i përket numërimit elektronik. Duhet të ndërtojmë një system elektronik të thjeshtë dhe të kuptueshëm për shqiptarët. Votimi elektronik ja bën më të thjeshtë votimin shqiptarëve edhe në fshatin më të largët. Kushdo që mendon se me ndryshime teknike zgjedhjet janë të mira është gabim. Duhet vullnet politik. Duhet të vëmë presion mbi maxhorancës që të ulim dhe të diskutojmë tani”, ka vazhduar Bylykbashi duke iu përgjigjur interesit të mëtejshëm të gazetarëve. (E.K/SHUPLAKA)