Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka vizituar së fundmi Qendrën Polivalente Ditore për të Moshuarit në Kamëz, të cilëve u dhuroi edhe 60 pako me ushqime.
Gjatë bisedimit me të moshuarit, ai vlerësoi kontributin e tyre në vend dhe bëri me dije se do i kërkojë kryeministrit Rama shtimin e qendrave të tilla.
“Në radhë të parë, iu uroj të gjithëve një Vit të Ri me sa më shumë shëndet, harmoni e lumturi. Unë dhe të gjithë jemi koshient për vlerat tuaja, për sakrificat gjatë gjithë jetës, për të rritur e edukuar brezat më të rinj. Si pjesë e kabinetit qeveritar, do t’i kërkoj kryeministrit dhe ministrit të Mirëqenjes Sociale, që qendra të tilla të hapen sa më shumë, të shtojnë fondet dhe çdo qytet të ketë qendra të tilla ditore, ku të moshuarit të kalojnë ditët aty, nën kujdesin dhe të strukturave shtetërore.”, është shprehur Manjani. (XH.A/SHUPLAKA)