Në të gjithë qarkun juglindor kanë nisur rreshje intensive bore. Deri më tani bora ka arritur trashësinë maksimale në fshatin Dardhë me 10 cm. Njëkohësisht vazhdojnë të bien rreshje të dendura dëbore në qytetine Korçës dhe fshatrat përret dhe në këto zona bora ka arritur deri më tani në 7 cm. Në aksin rrugor Korçë-Dardhë është i domosdoshëm në udhëtim për makinat përdorimi i zinxhirave. Ndërsa akset e tjera me më pak borë por janë të kalueshme pa zinxhira. (J.V/Shuplaka)