Presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka bërë një thirrje Izraelit për të qendruar sa i fortë derisa ai të marr detyrën në muajt e ardhshëm.
Trump komentoi pas rezolutës së OKB-së për sanksione ndaj Izraelit dhe u shpreh se Izraeli u trajtua me përbuzje dhe mungesë respekti.
Komentet e tij u bënë në rrjetin social Twitter, sipas BBC-së, ndërkohë që pritet një fjalim për konfliktin izraelito-palestinez nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar rezolutën që dënon vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Trumpi pas këtij vendimi reagoi duke thënë se “OKB ka potencial të madh, por është shndërruar në një klub ku njerëzit mblidhen që të bisedojnë dhe të kalojnë kohë të mirë”. (M.D/SHUPLAKA)