Besart Berishës i jepet shansi të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit australian, por një autogol ia mohon këtë.
Në minutën e 29-të të ndeshjes kundër Central Coast Mariners, të gjithë menduan se sulmuesi e shtyu topin në rrjetë, por nuk ishte kështu.
Topi i gjuajtur nga Berisha po shkonte jashtë, por në momentin e fundit u devijua nga mbrojtësi Xhek MekGin dhe përfundoi në rrjetë.
Kështu Melburn Viktori fitoi 4-1, dhe mbetet -7 nga Sidnei kryesues. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=d_ynmIAe7fM