Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën nuk e shihni shpesh kështu. Sigurisht që Metën e shihni shpesh mes njerëzve, por me qeleshe në kokë, është e rrallë.
Kjo është një nga fotot e një feste në Dibër, ku kreu i LSI-së nuk ka hezituar aspak të bëhet njësh me të rinjtë me kostumet popullore, duke i rrëmbyer njërit prej tyre një nga elementët kryesore të traditës.
Atë e ka shoqëruar edhe aktori i humorit Bes Kallaku, që po si ai mban në kokë qeleshen, bashkë me deputetin e zonës Përparim Spahiun.(V.G/SHUPLAKA)