Qeveria ka miratuar dy tarifa të reja që do të paguajnë familjarët dhe bizneset për përdorimin e ujit. Njëra tarifë që varion nga 1500 lekë për familjarët deri në 3000 lekë për bizneset do të paguhet ndaj Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit dhe tjetra tarifë që varion nga 5500 lekë deri në 100 mijë lekë do të paguhet ndaj Këshillit Kombëtar të Ujit dhe paguhet një herë në momentin që bëhet aplikimi për përdorimin e ujit.
Tarifat janë të ndryshme në varësi të aktivitetit të biznesit dhe janë propozuar nga ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Sipas arsyetimit të qeverisë tarifat e reja do të përdoren për të mbuluar shpenzimet administrative të enteve dhe sekretariateve të bëjnë politikat e sektorit.
Tarifat e aplikimit për pajisjen me autorizim për përdorim burimi ujor, shkon për funksionimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit dhe në Agjencinë e Basenit Ujor.
Tarifat e miratimit të autorizimit për përdorim burimi ujor vilet nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe Këshilli i Basenit Ujor.
Të ardhurat e mbledhura nga tarifat e përcaktuara në këtë vendim derdhen në buxhetin e shtetit.
Menaxhimi i ujit është duke kaluar një tranzicion për shkak të transferimit të kompetencave nga pushteti qendror tek ai lokal.
Në ri-konceptimin e rolit, përgjegjësive dhe funksioneve të Bordeve të Kullimit. Edhe emërtimi i tyre propozohet të ndryshojë në “Drejtori të Ujitjes dhe Kullimit”.
Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit rural dhe Administrimit të ujërave (MBZHRAU), nëpërmjet Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit, do të jetë përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kryesore që përfshin disa rezervuarëve të mëdhenj të ujitjes, kanaleve kryesorë ujitës dhe kullues, kanalet e ujerave të larta, stacioneve të pompimit për kullim (hidrovoret) dhe argjinaturat lumore e detare për mbrojtjen nga përmbytjet.
Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, por për shkak të relievit të thyer, gjysma e ujit për ujitje sigurohet nga rezervuarët artificialë. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”436″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]