10:38 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj: Arrivist, more gjysmë milion euro nga Rama, të vjen turp ndaj nuk vjen. Aliaj: O tunxh s’janë paratë e mamit tënd

12:50 | 29/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj: Arrivist, more gjysmë milion euro nga Rama, të vjen turp ndaj nuk vjen. Aliaj: O tunxh s’janë paratë e mamit tënd

Mungesa e nënkryetarit të komisionit të Urbanistikës, Besnik Aliajt,  në mbledhjen e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës është bërë shkak për një debat mes kryebashkiakut Veliaj dhe opozitës. Sipas këshilltarëve të opozitës Aliaj nuk është pjesë e mbledhjes pasi ai është kërcënuar. Pas kësaj akuze ka reaguar ashpër Veliaj, që e ka akuzuar Aliajn si arrivist, hipokrit dhe njeri që kërcënohet me shuma lekësh.

“Po bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, do t’ja them në sy se me duket hipokrizi pasi merr gjysmë milionë euro për punë publike nga qeveria e drejtuar nga Rama refuzon të vijë në debat, atij i vjen turp ndaj nuk vjen, ai është arrivist. Nëse është kërcënuar do e bëj unë vetë denoncimin dhe t’i ofroj mbrojtje nga kushdo që e kërcënon. Vetëm Aliajt i shkon dëgjesa 24 mijë euro”­ tha Veliaj.

Sipas Veliajt nëse ai ka bërë më shumë dëgjesa për Shkodrën ai jep dorëheqjen.

“Ju sfidoj, por kryetarja e bashkisë së Shkodrës e nxori me shkelma nga bashkia dhe jeni e njëjta parti por para interesit publik nuk ka. Në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, dal unë garant. Por se si anëtari juaj urbanist merr gjysmë milionë ha bukën e qeverisë dhe e pështyn në darkë nuk e kuptoj. Ju jeni ndryshe, e urreni Veliaj, bëni punën politike, por jo si ai”­ tha ai.

Menjëherë pas  pas akuzave të ashpra nga Veliaj ka reaguar Aliaj. Nëpërmjet  një postimi në profilin e tij në Facebook Aliaj e akuzon Veliajn si injorant, të pashkollë dhe i kujton paratë e mamit.

“Financat publike jane taksat e qyetareve o tunxh jo parate e mamit tend!!! Dhe gara eshte sfide e jo si pazari yt!!! Dhe jane me shpatull e tru jo me injorance e pa shkolle!!!”­ shkruan Aliaj.

Ndërkohë më parë Aliaj ka sqaruar  edhe arsyen e mungesës në mbledhjen e sotme.  “Në kushtet e një qeverisje gati putiniste unë e refuzoj pjesëmarrjen për t’u mos u bërë pjesë e një akti të dhunshëm dhe antiligjor. Në rast miratimi të planit, unë ju uroj sukses në rrugëtimin drejt informalitetit, dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga çdo funksion dhe angazhim në një këshillin bashkiak që në këto kushte nuk do ishte në gjendje të tejkalojë politizimin dhe dallojë konfliktin e interesave në një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen dhe jetën në qytet. Natyrisht do ta vijoj angazhimin tim për qytetin si qytetar dhe profesionist i lirë”, ka thënë ai. (J.V/Shuplaka)

 

 

tunxh

 

Etiketa: akuzaBesnik AliajErion Veliaj
Pas

Kokëdhima e nis me pensionistët ‘’fushatën e shkëputjes’’, akuzat për qeverinë

Para

Përfaqësuesit e PD-së: Ndalim mandatit të Roshit, nuk duhet të ushtrojë funksione publike përjetë

Para
Debat në mbledhjen e KQZ-së, Biba u ndalon fjalën partive politike: Katër kundër treve

Përfaqësuesit e PD-së: Ndalim mandatit të Roshit, nuk duhet të ushtrojë funksione publike përjetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.