Në diskutimin për secilin nga emrat, Vera Shtjefni tha se janë të gjitha kushtet që Elvis Roshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës, duhet ti hiqet mandati. Të njëjtin qendrim të propozuarit e PD-së mbajtën edhe për Shkëlqim Selamin.
Ndërsa për rastin e Dashamir Tahirit, Hysen Osmani, nënkryetari i opozitës në KQZ, tha se atij duhet t’i llogaritet koha kur është dhënë vendimi dhe të mos i hiqet mandati.
Pas ketij qendrimi, kryetari i KQZ-se, Denar Biba i ironizoi tre perfaqësuesit e së djathtës duke thënë ‘këtu janë ca të nënës dhe ca të njerkës’.