Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin e Ruandës në ndeshjen e zhvilluar mes Mkura Viktori dhe Raion Sports.
Sulmuesi i ekipit mik, Musa Kamara tentoi të realizonte në minutën e 39′ të takimit por topi u ndal në shtyllë.
Vetëm një moment më pas ai shkoi drejt shtylles dhe hoqi një hajmali që e kishte vendosur portieri vendas për t’i sjellë fat.
Veprimi i lojtarit u kundërshtua nga pritësit dhe vazhduan ta ndiqnin në fushë, ndërkohë që gjyqtari i takimit akordoi karton të verdhë për të. Menjëherë pasi rifilloi loja, Kamara realizoi në të njëjtën portë duke barazuar shifrat.
Një ngjarje e tillë është shqyrtuar me seriozitet nga Federata e Futbollit Afrikan, pasi nuk është hera e parë që ndodh. Institucioni i futbollit ka vendosur një gjobë 100 mijë franga raundeze për çdo futbollist që përfshihet në vepra të tilla. Në rast se do të jetë e përfshirë dhe ekipi, atëherë do t’i hiqen tri pikë dhe do të gjobitet me 2.9 milionë franga raundeze (rreth 3000 euro).