Pas grabitjes të filialit të një banke të nivelit të dytë, që ndodhi dy javë më parë në kryeqytet nga dy persona të armatosur, ekspertët kriminalistë kanë përfunduar ekzaminimin e armës e cila iu ra autorëve gjatë grabitjes. Edhe pse hetuesit kishin shpresa të mëdha në analizimin e gjurmëve që mund të gjendeshin në armë, për të identifikuar autorët e krimit rezultati është negativ.
Sipas ekspretëve në asnjë prej sipërfaqeve të armës, nuk kishte gjurmë, çka ka bërë që oficerët të kërkojnë informacione dhe fakte të reja mbi grabitjen. Ndërkohë që shpresa e hetuesve mbetet tek ekzaminimi balistik, për të faktuar nëse ajo është përdorur në ngjarje të tjera. Ndërkaq hetuesit pritet të ekzaminojnë edhe motoçikletën e braktisur nga autorët e grabitjes ditën që ndodhi ngjarja.
Motoçikleta, u gjet në një rrugë dytësore mes lagjeve pranë Gjykatës së Tiranës, një ditë pas grabitjes, shkruan Tv Klan. (J.V/Shuplaka)