Luis Enrike mund të mos vazhdojë në krye të stolit të Barcelonës.
Klubi i katalanasve i ka vënë kusht trajnerit spanjoll për ta rinovuar kontratën deri në muajin shkurt, ndyshe do ti duhet të largohet.
Në rast se Enrike nuk rinovon, Barça ka përgatitur “planin B”, për të gjetur zëvendësuesin ideal. Bëhet fjalë për trajnerin e Atletiko Bilbaos, Ernesto Valverden, i cili ishte më parë pretendet dhe për pankinën e Kombëtares së Spanjes.
52-vjeçari ka drejtuar disa ekipe si; Bilbao, Espanjol, Olimpiakos, Vijareal dhe Valencia.