Në një kohë kur ligji i dekriminalizimit dhe heqja e mandatateve për deputetë dhe kryebashkiakë të ndryshëm është tema e ditës në aktualitetin shqiptar, zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ia hedh topin kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“A do të hidhet kjo firmë për shkarkimin e Roshit”, pyet Bardhi duke i bashkangjitur edhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, ku duket edhe firma e kryeministrit Rama.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi ditën e sotme mandatet kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlim Selami. Për Rroshin dhe Selamin vendimi ka qenë unanim, ndërsa për Tahirin votimi ka qenë 4 me 3.
Vetëm pak pas marrjes së vendimit, mësohet se vendimi për heqjen e mandatit të Rroshit i është dërguar kryeministritEdi Rama. (A.R/SHUPLAKA)