Bromidrosa ose era e keqe e këmbëve ndodh nga mungesa e ajrosjes së këmbëve. Bakteret shumëfishohen nga kontakti me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës së këmbës, por edhe nga materialet jo cilësore të këpucëve.
Ju tregojmë disa metoda natyrale sesi të shmangni erën e keqe:
Soda e bukës : Eliminon erën e keqe të këpucëve, pasi neutralizon pH-in e djersës së këmbëve dhe redukton bakteret. Merrni dy bustina çaji dhe mbushini me nga dy lugë sodë buke. Vendosini në këpucë dhe mbajeni për 24 orë. Era e keqe do të largohet menjëherë.
Vaji i lavandës : Jo vetëm që ka një aromë të mrekullueshme, por ka edhe veti anti-funginale të cilat pengojnë mykun e këmbës. Spruconi pak vaj lavande në këpucë edhe era e keqe do të zhduket. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me vajëra të tjerë esenciale si vaji i pemës së çajit ose vaji i bajames.
Sherebela : Përveçse një ilaç magjik kundër rrufës dhe bronkitit, ju mund të përdorni gjethet e sherebelës për të larguar aromën e keqe të këpucëve. Grimconi disa gjethe dhe futini në një napë e më pas në këpucë. Lërini këpucët në ballkon gjatë gjithë natës. Do të habiteni me rezultatin.
Lëkurat e portokallit dhe limonit : Siç dihet, përveç shijes së mirë dhe vlerave ushqyese, agrumet kanë edhe një aromë shumë të mirë. Ju këshillojmë të fusni copa lëkurë portokalli ose limoni në këpucë. Ose zieni disa lëkura dhe fusni këpucët, kryesisht atlete lecke, në të dhe më pas thajini në ballkon
Uthulla e mollës është po ashtu një ilaç natyral që mund t’ju vijë në ndihmë. Bashkoni uthull molle dhe pak sheqer pluhur dhe masën vendoseni mbi këpucë. Më pas lëreni të veprojë. (M.D/SHUPLAKA)