18:12 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“U kam thënë mos prisni të zëvendësoj Berishën, kam stilin tim…Është eksituese”

23:04 | 29/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e humbi kauzën kundër koncesioneve Lulzim Basha?! (DEKLARATAT KONTRADIKTORE NË PD DHE NJË ANALIZË NUMRASH)

Gjatë intervistës së sotme në Opinion, përveç të tjerash, kreu i PD-së Lulzim Basha foli edhe për paraardhësin e tij në selinë blu, Sali Berishën.

Sipas tij, është shumë i vështirë zëvendësimi i ish-kryeministrit, ndërsa shtoi se ai është Lulzim Basha dhe ka stilin e tij të drejtimit.

Pjesa e intervistës:

Fevziu: Edhe një pyetje që do të doja një përgjigje të sinqertë që duket sikur është bërë gjithmonë por po e ndërtoj në formë ndryshe. Sa e vështirë është të drejtosh PD-në në një moment që ka humbur zgjedhjet në një mënyrë spektakolare dhe mbi të gjitha pas një drejtimi 21 vjeçar të njërit prej figurave më simbol të politikës shqiptare të këtij tranzicioni, të Sali Berishës…

Basha: Shumë e vështirë. Nuk e kam fshehur në asnjë moment këtë. Është shumë e vështirë, ka qënë shumë e vështirë.

Fevziu: Që kur mendohej zëvëndësimi i Berishës mendohej një ndërmarje e pamundur. Por në momentin që ju e morët përsipër, sa sa e keni ndier këtë presion?

Basha: Presion i jashtëzakonshëm.

Fevziu: Krahasimi me atë, vednimarrja duke menduar gjithmonë se si do ta bënte ai…

Basha: Krahasimi me të…unë besoj se e kam bërë të qartë pozicionin tim që nga fillimi, që kur kam kërkuar votën e demokratëve, që mos prisni që të zëvëndësoj Sali Berishën. Unë jam Lulzim Basha. Kam stilin tim, kam mënyrat e mia, kam format e mia. Natyrisht me Sali Berishën, me bashkëpunëtorët e mi në PD, me lidershipin e PD-së në vite ndaj jo vetëm krenarinë për historinë pozitive të kësaj partie, peshën e përgjegjësisë për pjesën jo pozitive, edhe vlerat e tjera. Por stili është i imi. Mënyrat, format me të cilat unë drejtoj partinë janë të mia. E bukura e kësaj që kam marrë përsipër është mundësia për të ndryshuar sepse ajo që u prit nga unë dhe pritet, është ndryshimi në PD, hapja e Partisë Demokratike. Një Parti Demokratike që u përgjigjet sfidave me të cilat Shqipëria duhet të përballet në vitin 2016 dhe jo në 2013 apo në 2005, e aq më pak në 1990, apo kur u krijua. Janë sfida të tjera. PD është një forcë e madhe që ka influencuar 26 vite të një historie, të asnjë vendi tjetër në tranzicion, po ta krahasojmë ku ka qënë Shqipëria në 1990 dhe ku është sot. Pra ka brenda vetes jo vetëm forcën por edhe detyrimin tu japë shqiptarëve dicka ndryshe. Mua më ka rënë barra, privilegji dhe përgjegjësia të udhëheq këtë ndryshim. Të udhëheqësh një ndryshim, për mua, qoftë i vogël apo një ndryshim i madh si ky që po përjeton PD-ja sot dhe që nesër do të përjetojë Shqipëria, është diçka jashtëzakonisht frymëzuese, inkurajuese, eksituese do të thoja. Eshtë një mundësi që nuk mund ti jepet çdokujt.
Eshtë padyshim një përgjegjësi e madhe.

Fevziu: Ndërkohë në vendimarrjen tuaj, në momente të vështira e keni përfshirë në vendimarrje Berishën apo keni tentuar ta mbani larg?

Basha: Jo. Z.Berisha ka zgjedhur me vullnetin e tij të lirë jo vetëm të largohet nga drejtimi i PD-së por po kështu të largohet nga jeta partiake, në kuptimin që ai është pjesë e grupit parlamentar…

Fevziu: Ka momente që keni nevojë ta telefononi për ti kërkuar një këshillë apo për ta pyetur për diçka?

Basha: Padyshim, atij dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë të PD-së. Këshillat, rrahja e mendimeve etj është diçka tjetër. Por drejtimi i Partisë Demokratike është një proces i cili ndodhet eksluzivisht në duart e institucioneve të Partisë Demokratike ku unë kam rolin tim si kryetari i kësaj partie. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: BashaberishaopinionPD
Pas

Ja ku do të jenë motrat Vjollca natën e Vitit të Ri (FOTO)

Para

Lufta ndaj drogës në Filipine, skuadra vdekjeprururëse vret edhe fëmijët (Kujdes, pamje të rënda)

Para
Lufta ndaj drogës në Filipine, skuadra vdekjeprururëse vret edhe fëmijët (Kujdes, pamje të rënda)

Lufta ndaj drogës në Filipine, skuadra vdekjeprururëse vret edhe fëmijët (Kujdes, pamje të rënda)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

Zelensky bisedon me Trump për mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e armëve

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

Shkodër/ Aksident tragjik në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një drejtues automjeti

Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.