18:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inferemirët duhet të verifikojnë të dhënat në regjistrin e certifikimit brenda 15 janarit

08:18 | 30/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Inferemirët duhet të verifikojnë të dhënat në regjistrin e certifikimit brenda 15 janarit

Të gjithë infermierët të sektorit publik apo privat duhet të verifikojnë të dhënat e tyre të rregjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Kjo do të bëhet në përmes listave zyrtare të publikuar në faqet e këtij institucioni.

Këta profesionistë të shëndetësisë kanë detyrimin ligjor për t’i kontrolluar listat, në mënyrë që të mos ketë probleme për sa i përket raportimit dhe njohjes së krediteve. Sipas QKEV-së ky proces duhet të kryhet brenda datës 15 janar 2017, ndërkohë që profesionistët, të cilët nuk figurojnë të regjistruar duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit, që gjendet në ëebsite e QKEV-së.

Sa i takon atyre infermierëve, të cilët konstatojnë pasaktësi në regjistrim, duhet të kontaktojnë me Qendrën e Edukimit në Vazhdim përmes adresës qkev@ shendetesia.gov.al ose në adresën e “Facebook”, në mënyrë që të bëjnë korrektimet përkatëse.

DETYRIMET:
Në regjistrin Kombëtar të Certifikimit gjendet: emri, mbiemri, atësia, rrethi, qyteti dhe institucioni ku ushtrohet profesioni. Profesioni i infermierit u bë pjesë e edukimit në vazhdim dhe detyrimit për të mbledhur kredite nga data 1 janar 2016, ndaj dhe pasaktësitë në regjistër mund të jenë më të mëdha. Ndërkaq, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave ky cikël i edukimit në vazhdim do të zgjasë 4 vjet dhe brenda tij mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite, stomatologët, farmacistët e ndihmës farmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite.

Në rast se këta profesionistë nuk arrijnë të grumbullojnë numrin e kërkuar, atëherë në fund të 4-vjeçarit do të përballen edhe me sanksionet e parashikuara në ligj. Sipas tyre, punësimi ose kontratat në institucionet shëndetësore pezullohen, nëse profesionisti i shëndetësisë nuk merr asnjë kredit të edukimit të vazhdueshëm.

Rifitimi i së drejtës për punësim ose kontrata me institucionet shëndetësore bëhet pasi profesionisti t’i jetë nënshtruar provimit të certifikimit. Sipas të njëjtit ligj, nëse profesionisti i shëndetësisë mbledh kredite të edukimit të vazhdueshëm, por më pak se limiti i kërkuar, ai duhet t’i nënshtrohet provimit të certifikimit brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit. Ndërkohë që, nëse dështon në provim, punësimi ose kontratat në institucionet shëndetësore pezullohen dhe rifitimi i së drejtës për punësim ose kontrata me institucionet shëndetësore bëhet pasi profesionisti të ketë kaluar me sukses provimin e certifikimit. Për mjekët, farmacistët dhe stomatologët cikli 4-vjeçar përfundon në 31 dhjetor 2018, ndërsa për infermierët e mamitë në 31 dhjetor 2019. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: infermiereshendetesiverifikimi
Pas

Ledion Liço nostalgjik: Kur ishim tre brune

Para

Dorëzohet Alma Bektashi, bën ndryshimin e madh në pamje (VIDEO)

Para
Dorëzohet Alma Bektashi, bën ndryshimin e madh në pamje (VIDEO)

Dorëzohet Alma Bektashi, bën ndryshimin e madh në pamje (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinët kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.