Kryeministri Rama duket se e cilëson vetëm vit sukseseshëm 2016-tën. Sipas tij ai dhe qeveria nuk kanë patur asnjë dështim këtë vit. Në pyetjen e Elona Meços për dështimet, ai mendon se nuk ka asnjë dështim në këtë vit që po mbyllim.
Elona Meço: Cili është dështimi i qeverisë suaj?
Edi Rama: Kemi gabime, po jo dështime, më thoni ju nëse ka pasur ndonjë ta bëjmë në formë bashkëbisedimi.
(Gazetarja nuk përgjigjet po vazhdon me pyetjen e rradhës. )
Çështja e azilkërkuesve shqiptarë ishte një tjetër çështje ku Rama u ndal. Në përgjigje të kësaj pyetje, nuk mungoi batuta e tij me gazetarën.
Elona Meço: A ka ndonjë rrezik Shqipëria lidhur me azilkërkuesit? E nisim nga A-ja? Përse shqiptarët kërkojnë azil?
Sepse kërkojnë punë siç e kanë të tjerët, polakët. Janë miliona njerëz nga vendet ish-komuniste që zhvendosen brenda vendeve të BE-së. Shqiptarët po ashtu kërkojnë azil për të ndenjtur në këto vende. Në këtë proces, e përsëris që shqiptarët lëvizin dhe synojnë që të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit. Shqiptarët janë të parët që kthehen vullnetarisht. Nuk lexoj unë letra ambasadorësh. Nuk ka rrezik Shqipëria që t’i vihen vizat.
Duke vazhduar më tej batutat me gazetaren Rama ka thënë: Tani Elona unë e di që ti je blu, po je blu e hapur jo e zënë. Mos vazhdo që të bëhesh blu e zënë. (E.K/SHUPLAKA)