Rei Manaj është vënë në qendër të merkatos së janarit. 19-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësirë te Peskara ndaj i duhet të gjejë një ekip ku mund të tregojë potencialin e tij.
Talenti shqiptar mund të luajë pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin spanjoll. Siç raporton “Tuttomercatoweb” për sulmuesin që është në pronësi të Interit ka shfaqur interes skuadra Las Palmas.
Ekip që për momentin pozicionohet në mesin e tabelës, ku aktivizohet edhe Kevin Princ Boateng.
Klubi spanjoll dëhsiron që të ngjitet më lart në rënditje ndaj i duhet të përforcojë fazën sulmuese për t’iu afruar dhe zonës së Europës.