Klement Balili vazhdon të mbetet tema kryesore në media dhe në Prokurori.
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e “Eskobarit të Ballkanit”, i cili merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës Qendrore.
Sipas televizionit Abc News, kanë qenë mesazhet telefonike, ato që e tradhëtuan Balilin dhe që vunë në veprim autoritetet greke.
Balili është identifikuar nga vetë pakujdesia e tij, siç raporton televizioni.
Autoritet greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej si ishte furnizuesi kryesor i drogës.
Në përgjimin e telefonatave u zbulua se në fillim të muajit mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, t’i dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij.
Pas kësaj telefonate, Kelly që kishte në përdorim dy nurmat të telefonit i dërgon numrin e pasaportës biznesmenit.
Bazuar në sistemin TIMS autoritetet greke zbuluan se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili.
Pas identifikimit të numrave të telefonit, prokuroria greke arriti të sigurojë qindra biseda telefonike të marrëveshjeve “të drogës” të Balilit. (D.D/Shuplaka)