Bashkia e Tiranës ka prezantuar axhendën e koncertit për natën e ndërrimit të viteve. Drejtoresha Junilda Dhame tha se Bashkia e Tiranës do të zhvillojë një koncert dhe fishekzjarrre në sheshin “Shën Tereza” këtë mbrëmje.
Po kështu edhe në rrjetet sociale kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky është një koncert që nuk duhet humbur. “Mos e humb koncertin e madh të ndërrimit të viteve me këngëtarë dhe artistë të njohur, për ta pritur së bashku në sheshin “Nënë Tereza”, në 31 Dhjetor ora 22:45”, shkruan kreu i bashkisë së Tiranës në Facebook.
Sipas prezantueses së koncertit Marina Vjollcës, ajo ju bën thirrje të gjithëve që të dalin ta ndjekin në shesh sepse të jetë një spektakël që do të mbetet gjatë në memorien e atyre që do ta ndjekin nga afër.
Moderatorja thotë se kulmi i këtij koncerti do të jetë ora 00:00, ku do të ketë edhe një spektakël fishekzjarresh.
” Ka për të qenë një kënaqësi shumë e madhe dhe emicion i vecantë sepse ndryshe nga herët e tjera, unë e kam festuar në shtëpi, me familjen time sot do të jem këtu në sheshin “Nënë Tereza” me qindra qyetarë që vijnë për tu argëtuar. Është koncert i konceptuar ndryshe, me muzikë dhe performance të jashtëzakonshme. Momenti kulmor do të jetë ora 00:00 kur të hidhen fishekzjarret”, u shpreh Marina Vjollca. (J.V/Shuplaka)