Në temperatura që zbresin në disa gradë nën zero, familja Gjeleka në fshatin Okshatine në Bulqizë jetojnë në një kasolle me plastmas dhe kompesata.
Festim dhe Gezime, po i rrisin fëmijët e tyre mes skamjes dhe zhulit, sepse nuk kanë një burim të ardhurash.
Përvecse duhet të përballen me të ftohtin dhe varfërinë, ata duhet të përballen edhe me problemet më shëndetin mendor.
Sipas televizionit “Top Channel”, Festimi dhe Gëzimja po i rrisin dy fëmijët e tyre, njërin 15 dhe tjetrin 7 vjec në një dhomë të nxirë dhe pa tualet.
“Burri ka dalë të kërkojë ndihmë”, thotë Festimja.
I vogli Andrea nuk bëhet fjalë të ketë lodra. Kjo sepse edhe bukën e pakët mezia ia siguron i ati, madje edhe atë duke kërkuar ndihmë.
“Do të doja të kisha dhurata për Vitin e Ri. As ushqime e as një lloj gjëje”, thotë Andrea.
Sipas fqinjëve, këto probleme të familjes Gjoleka nuk vijnë vetëm për shkak të mungesës së një pune, por edhe sepse 3 nga katër anëtarët e familjes vuajnë nga probleme të karakterit mendor.
“Kushtet e kësaj janë të dobëta për arsye sepse janë me të meta fizike, nga mendja dhe nga fiziku. Prandaj këtu është mirë që shteti të ndihmojë, që të jetojnë si të tjerët”, tregon fqinji.