Një traget ka marrë flakë pranë brigjeve indoneziane, si pasojë 23 persona humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u shpallën të humbur.
Sipas mediave lokale, trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin.
Mësohet se në bordin e tragetit Zahro Ekspres ndodheshin më shumë se 230 pasagjerë, një pjesë e të cilëve u hodhën në det pas zjarrit.
“Pesëmbëdhjetë minuta pasi anija nisi lundrimin, njerëzit në pjesën e pasme të tragetit filluan të bëjnë zhurmë. Pastaj pashë tym, që shtohej gjithnjë e më shumë, anija ishte e mbushur me njerëz që luftonin për jelekët e shpëtimit.””, tha një pasagjer për mediat lokale.
Autoritetet indoneziane bëjnë me dije se 194 persona janë shpëtuar dhe nëntë të tjerë po trajtohen në spital.
Mësohet se pasagjerët po udhëtonin drejt Tidungut për të festuar Vitin e Ri.
Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes megjithatë dyshohet se bëhet fjalë për një numër tej normave të lejuara për pasagjerët.(D.D/Shuplaka)