Femrat në Shqipëri vazhdojnë të jenë të pambrojtura dhe tabelë qitjeje për meshkujt abuziv, sidomos në rastet kur janë të divorcuara dhe pa mbështetjen e një mashkulli tjetër.
Një rast i tillë është ai i një 29-vjeçareje nga Tirana e cila ngacmohet shpesh nga fqinji i saj.
E reja i shkruan portalit “Jeta Osh Qef”, ku tregon se pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, fqinji i është qepur pas dhe nuk po e lë të jetojë e qetë.
E frikësuar nga fqinji i cili nuk heq dorë, gruaja e re shprehet se do të ndërrojë banesë pasi ai e kërcënon herë pas here se do ta kapë me zor.
29-vjeçarja thekson se nuk e ka denoncuar fqinjin 32-vjeçar në polici, pasi i trembet hakmarrjes së tij.
“Jam një vajzë nga Tirana. Kam një hall të madh me një djalë që po më shqëtson shumë çdo ditë. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të lidhem me të. Kam ikur nga shtëpia që kam me qira sepse ai më kërcënon që do më vijë në shtëpi të më kapi me zor. Jam shumë e shqetësuar. Atë nuk e njoh mirë. Është diku tek 32 vjeç ndërsa unë jam 29 vjeçe”, shkruan gruaja për JOQ.
Ajo shton se “ Nëse nuk do të rri me të, ai do të më hapi shumë probleme. Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe jam ndarë nga burri. Jetoj me qira me fëmijët e mi. Sot unë kam marrë fëmijët dhe kam vajtur tek prindërit e m’i sepse ndihem e kërcënuar nga ai. Nuk mund të shkoj në shtëpi atje ku jetoj. Nuk e di si të kërkoj ndihmë sepse prindërit më thonë që un ta denoncoj, por ai më thotë që nëse ti do më denoncosh unë do dal nga burgu një ditë dhe do të gjej dhe ku do shkosh ti”.
E dëshpëruar e reaja tregon gjithashtu edhe për mënyrën e kërcënimeve. “Në telefon më kërcënon. Nuk guxoja të dilja nga shpija sepse ai më detyron ta takoj. Nuk mundem të shkoj tek shtëpia ime sepse ai rri gjithmonë poshtë pallatit. Më merr në telefon dhe më thotë eja të më takosh. Nuk dua të kem asnjë gjë me këtë person. Më kërcënon sepse un nuk pranoj të kem të bëj me të. Më kërcënon me vdekje”.
Si mendoni ju, çfarë duhet të bëjë gruaja në këtë rast?