I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, do të jetë edhe një politikan shqiptar.
Bëhet fjalë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka konfirmuar se me të përfunduar procedurat për vizë amerikane do të niset drejt SHBA-së për të qenë i pranishëm në ceremoni.
Në një intervistë të dhënë për “Kosova Press”, ai ka rrëfyer se ftesën e ka marë në mënyrën personale.
Ftesa për Haradinaj për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit është kontestuar nga disa medie. Sipas tyre, ftesa është pjesë e disa organizimeve private.
Ceremonia e inaugurimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është parashikuar të mbahet më 20 janar. (XH.A/SHUPLAKA)