Një i ri nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi në gjendje të dehur ka hedhur orenditë nga ballkoni duke dëmtuar makinën e dikujt tjetër që ishte parkuar poshtë.
Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në rrugën “Muhamet Deliu” në kryeqytet.
Mësohet se 30-vjeçari me inicialet A.D, pasi ka hedhur sendet nga ballkoni, ka dëmtuar xhamin e një makine tip “Opel”.
Sipas policisë, automjeti i përkiste një 53-vjeçari me iniciale G.B. Ndërkohë vazhdojnë ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)