Andrea Pirlo ka postuar një foto fantastike në profilin e tij në “Facebook”. Mesfushori fantazist i Nju Jork Sitit në kampionatin Amerikan po kalon pushimet në bregdet, ku ka preferuar të shkrepë dhe një foto “panoramë”. E cila është komentuar dhe pëlqyer nga fansat e tij.
37-vjeçari ka marrë pozicionin sikurse po ekzekuton një goditje dënimi por që në vend të topit është “dielli”teksa perendon.