Jeta Osh Qejf pas publikimit të disa fotove që tregonin momentet e festimit të Krishtlindjeve nga të burgosurit shqiptarë në një burg të Anglisë,e cila bëti një bujë të madhe në mediat prestigjoze tashmë kanë dalë të reja sesi I festojnë festat të burgosurit shqiptarë në Greqi.
Të burgosurit shqiptarë kanë dërguar një video për Jeta Osh Qejf ku tregohet se si e kanë festuar momentin e ndërrimit të viteve në ambientet e burgut të tyre në Greqi.n Djemtë shqiptarë ia kanë marrë një valleje popullore shqiptare në mes të burgut, pa ia bërë “syri terr”. Kjo video është filmuar para një viti, përkatësisht më 1 janar 2016, por vetëm tani djemtë vendosën ta bënin publike, duke parë edhe “shokët” e tyre në Angli. (J.V/Shuplaka)