Të dhënat zyrtare nga viti 2012 flasin se ishin më shumë se 100 shqiptarë, kryesisht djem të rinj, që ju kishin bashkuar grupeve të luftëtarëve të shenjtë që ndryshe njihen si xhihadistë, dhe të cilët po luftonin në Siri.
Sipas qeverisë shqiptare, pothuajse të gjithë iu bashkuan Al Nusrës, krahu ushtarak i Al Kaedas ose ISIS-it.
Sipas burimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, pjesa më e madhe ishin radikalizuar dhe rekrutuar në xhamit jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë.
Xhamitë që mbeten jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë raportohet se i përkasin traditës shumë konservatore Selefi dhe rreth shtatë prej tyre, duke përfshirë edhe xhaminë e Mëzezit dhe të Unazës së re, janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e xhihadit të dhunshëm dhe rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe Al Nusrën.
Në fillim të vitit 2014, janë të paktën 40 luftëtarë shqiptarë që janë kthyer nga Siria dhe është muaji shkurt i vitit 2014, kur parlamenti i Shqipërisë miraton paketën ligjore që e bënte, në pjesën më të madhe të rasteve, pjesëmarrjen në konflikte të armatosura dhe bashkimin në grupe ushtarake në vende të huaja, një vepër penale të ndëshkueshme deri në 8 vjet burg.
Aktualisht shqiptarët rrezikojnë deri në 15 vjet burg për nxitje, rekrutim, financim dhe mbështetje të të tjerëve në konflikte të huaja.
Në pranga për këto akuza ranë Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mëzezit, Abdurrahim Balla, imam i xhamisë së Unazës së Re, Edmond Balla, Gerti Pashja, Orion Reçi, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Fadil Muslimani dhe Verdi Morava.
Ndërsa Almir Daci, një imam nga xhamia e Leshnicës në Pogradec, i cili besohet se ka humbur jetën gjatë luftes në Siri, nuk mundi të arrestohej por gjykimi ndaj tij vazhdon ende në mungesë përsa kohë që gjykatës shqiptare nuk i është konfimruar zyrtarisht vdekja e tij.
Në 30 nëntor Gjykata e Apelit për Kkrime të Rënda dha në total për 9 të arrestuarit 109 vite burg nga 126 që kishte dhënë gjykata e shkallës së parë duke i shpallur fajtor për të gjitha akuzat e prokurorisë, dënim i cili prej tyre u cilesua i padrejte dhe me ndikim amerikan.
Në një intervistë nga qelia e burgut 302, një prej nëntë të dënuarve, Verdi Morava, tregon për Ora News vuajtjet që po përjeton ai dhe familja, që nga dita e arrestimit.
Fillimisht dënimin me 10 vjet burg, 50-vjeçari Morava e quan të padrejtë por jo edhe të papritur.
“Dënimi ishte i pritshëm. Unë nuk mendoja se në “drejtësinë” shqiptare do të kishte një vendim më të drejtë se kaq, sepse i drejti do të ishte i pafajshëm. Po të paktën të ishte i zbutuar për shumë arsye që unë parashtrova. Ndërprerja e flukseve të ikjes për në Siri, ndërprerja e ligjeratave të ashtuquajtura radikale të cilat unë as i kam ndjekur rregullisht sepse mua më kanë bërë pjesëtarë të grupit, jo vetëm anëtar të grupit të ashtuquajtur grup sepse është thënë edhe kjo nga Prokurori, por edhe si frekuentues i xhamive, gjë e cila nuk është e vërtetë”, rrëfen ai.
Ja rrëfimi i plotë: