Gjatë merkatos së verës Diego Costa ka qenë shumë pranë largimit nga Chelsea. Ka qenë vetë sulmuesi braziliano-spanjoll që e ka pranuar këtë fakt, duke u shprehur se nuk është penduar për vendimin që mori duke qëndruar tek “Blutë e Londrës”.
“Isha pranë largimit. Doja të ikja për shkaqe familjare, jo për probleme me klubin. Jam shumë i lumtur këtu, tifozët më duan. Ishte tepër e rëndësishme që drejtuesit më rikonfirmuan mbështetjen që prej fillimit”, ka thënë Costa, që ka firmosur me Chelsea deri në fundvitin e 2019-s.
Së fundmi ai ishte kërkuar nga kinezët e Tianjin, që prej vitit të kaluar drejtohen nga ish-mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, por ai refuzoi këtë ofertë duke u shprehur se është shumë i kënaqur në “Stamford Bridge”. (A.R/SHUPLAKA)